Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Atentati ndaj bosit të krimit në Budva shkakton radhë të gjata, 70 km trafik në pikën kufitare të Muriqanit
Pak kush do ta kishte menduar se një atentat në Budva do të shkaktonte trafik e radhë të gjata plot 70 kilometra më larg, në pikën kufitare të Muriqanit. Mbrëmjen e kaluar dhe deri në mesditën e sotme, qindra automjete kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Shkak u bë niveli i lartë i alarmit që Policia malazeze vendosi në gjithë territorin, pas ngjarjes së rëndë në Budva. Uniformat blu nuk aplikuan procedurat e përshpejtuara, duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj të gjithë shtetasve të moshës 18-35 vjeç, profil që i afrohej autorit të dyshuar. Dyshohej se atentatori mund të tentonte arratisjen drejt Shqipërisë. Pasi pritjet shumëorëshe krijuan radhë deri në 5-6 kilometra në Muriqan, mesditën e sotme, me kërkesë...