Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin në Romë, Putin kundërshton: Ata janë shumë miqësorë me Ukrainën
Donald Trump dhe Giorgia Meloni ITALI- Propozimi i parë për vendtakimin është refuzuar! Dje u njoftua se do të ketë një përballje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance propozoi që vendtakimi të ishte Roma, ndryshe nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kërkoi Putin. Por oferta u refuzua pas pretendimeve të Putin se Italia është e lidhur shumë ngushtë me luftën në Ukrainë. Të enjten, më 7 shkurt, Trump telefonoi kryeministren Giorgia Meloni dhe i kërkoi që takimi të zhvillohej në Romë të hënën. Kryeministrja shprehu menjëherë gatishmërinë e saj. Edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy shprehu menjëherë miratimin e tij, duke thënë se ishte "shumë pro". Megjithatë, Rusia kundërshtoi menjëherë, pasi duket se "e konsideron Italinë...