Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sulmet nga inteligjenca iraniane, Krasniqi: Duhen akte zyrtare e jo statuse në Facebook
Nga Afrim Krasniqi Shqipëria është pjesë e vendeve nënshkruese të deklaratës të lëshuar nga 14 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë, përmes të cilës dënohen operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata përfaqëson një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe natyrisht edhe një dokument referues historik. Departamenti Amerikan i Shtetit e publikoi me 31 korrik në faqen zyrtare, BM (UK) me 1 gusht, vendet e tjera gjithashtu në data të përafërta. Shqipëria (ende) nuk e ka publikuar. Mediat tona iu referuan në publikimet e tyre publikimeve nga burime amerikane (ambasada amerikane në Tiranë) ose britanike (ambasada britanike në Tiranë). Publikimet në faqen zyrtare ose në adresat në mediat sociale të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm janë kryesisht...