Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Nis hetimi për nënën e autorit, dyshohet se fshehu trupin e studentes shqiptare
Nëna e Mark Antony Samsonit, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, tashmë është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Sipas asaj që raporton LaPresse, nëna e 23-vjeçarit filipinas kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku ndodhi vrasja. Me të hyrë në dhomë, ajo pa trupin e pajetë të vajzës dhe më pas ndihmoi djalin e saj të pastronte vendin e krimit. Hetuesit, të cilët deri më tani i kishin bazuar hetimet në versionin e dhënë nga Samsoni, shprehën dyshime për mundësinë që i riu të kishte vepruar i vetëm. Kthesa erdhi në orët e fundit, kur hetimet u shtrinë edhe për nënën e 23-vjeçarit. Ajo...