Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju-Jork
Më 18 qershor 2025, Kancelarja e Arsimit në Nju-Jork, Melissa Avilés-Ramos, njoftoi se gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit. Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju-Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Me vendimin e fundit, shtohen edhe tri gjuhë të tjera, njëra prej të cilave është shqipja, duke e çuar numrin total në 13 (përfshirë këtu edhe anglishten). Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të...