Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk. “Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale....