Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
ALARMANTE/ Rindizet fusha e mbetjeve në Vlorë, punëtori përfundon në spital për shkak të tymit toksik
Situata alarmante në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku është rindezur sërish vendgrumbullimi. Për shkak të intesitetit të lartë të tymir toksik që ka përfshirë fushën e mbetjeve, punëtori i skrepit ka përfunduar në spital. Ai është ndjerë keq për shkak të tymit të dendur toksik, ndërsa është transportuar me urgjencë nga autoambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sakaq për shkak të djegies së materialeve në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi toksik ka përfshirë jo vetëm zonën por edhe qytetin e Vlorës, sikurse edhe vijën bregdetare. Era e fortë ka favorizuar zjarrin në vendgrumbullimin e mbetjeve, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve ashtu sikurse dhe përhapjen e tymit toksik.