Fluks nga virozat në pediatri, 250 fëmijë paraqiten çdo ditë në spital për ndihmë mjekësore

Fluks nga virozat në pediatri, 250 fëmijë paraqiten çdo ditë në spital për ndihmë mjekësore

Rreth 250 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë pranë Urgjencës Pediatrike të Qsut, prej të cilëve 25 prej tyre shtrohen. Mjeku pediatër Albert Koja thotë se infeksionet virale dhe gastrointenstinale janë ato të cilat dominojnë më tepër gjatë kësaj periudhe. “Ditët e fundit fluksi i paraqitjeve në urgjencën e Qsut është rreth 250 fëmijë në ditë, krahasuar kjo me mesataren vjetore, nuk ka ndonjë shtim të fluksit. Diagnoazat janë ato të verës, gastroenteritet, virozat, infeksionet virale helmimet nga ushqimet. Mesatarsisht janë rreth 25 shtrime në ditë përfshirë dhe shtrimet që vinë nga rrethet.“ Mjekët këshillojnë prindërit për më shumë kujdes të shtuar nga ana e tyre. Bluzat e bardha thone se duhet ti drejtohen menjëherë spitalit kur simptomat tek fëmija zgjasin për disa ditë radhazi. Prindërit...