Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
20 vite në UNESCO, në 2005 Gjirokastra u fut në listën e trashëgimisë botërore
Gjirokastra shënoi 20 vjet që prej përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti u njoh në vitin 2005 për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, si një shembull i ruajtur i një qyteti me strukturë urbane tradicionale, banesa karakteristike prej guri dhe tradita të gjalla kulturore. Në aktivitetet kulturore që celebruan 20 vjetorin u theksuan si elementë kyç mjeshtëria në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit historik, roli i komunitetit vendas si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në mbrojtjen e trashëgimisë. “15 korriku është një ditë e veçantë. Qyteti është tashmë një pasuri përbotshme. Gjirokastritët po rikthehen, po investojnë dhe po...