“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave. Në pranga ranë shtetasit Y.B., 65 vjeç dhe P.B., 45 vjeç. Sipas njoftimit të uniformave blu, 65-vjeçari kishte në ngarkim masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për prodhim dhe falsifikim të dokumenteve dhe mjeteve të identifikimit. Ky laborator ishte instaluar në një hapësirë të fshehtë në shtëpi, nga ku duhej të hyje nga dollapi i rrobave....
Burimi: Sot.com.al