2 subjekte në Tiranë ‘vatër’ e lojërave të fatit, 3 të arrestuar dhe 1 në kërkim

2 subjekte në Tiranë ‘vatër’ e lojërave të fatit, 3 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Vijon operacioni “Game Over”, për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Evidentohen 2 subjekte të tjera ku ushtrohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen 6 makineta dhe 2 aparat celular, që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Game Over”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Tiranë, ku dyshohet se mund të kryhej kjo paligjshmëri, dhe si rezultat, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve për këto raste, shërbimet e Policisë: -arrestuan shtetasit P....