2 ditë para zgjedhjeve, qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit

2 ditë para zgjedhjeve, qeveria fal gjobat e 10 viteve të fundit

Qeveria ”Rama 3” ka miratuar dy ditë përpara zgjedhjeve një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë...
Burimi: Kohajone.com