2-0 NE TRANSFERTE/ FITORE QETESIE PER SPALLETIN, JUVENTUS RIKTHEHET TE SUKSESI

2-0 NE TRANSFERTE/ FITORE QETESIE PER SPALLETIN, JUVENTUS RIKTHEHET TE SUKSESI

Juventusi u rikthye te fitorja në Serie A, pasi mposhti Lecce-n me rezultatin 2-0 në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë. Ndonëse trajneri Luciano Spalletti vinte nën një presion të madh pas humbjes së javës së kaluar kundër Lazio-s, skuadra e tij tregoi superioritet të plotë që në minutat e para të takimit. Rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të nga mesfushori Weston McKennie, i cili dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt pas një skeme të zgjuar nga goditja e dënimit e ekzekutuar me shpejtësi nga Douglas Luiz. Vendasit hasën vështirësi në organizimin e lojës dhe nuk arritën të regjistrojnë asnjë goditje në kuadrat gjatë fraksionit të parë. Bardhezinjtë përfituan nga ky moment dobësie dhe arritën të dyfishojnë shifrat...