Pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, partia kryesore opozitare turke rizgjedh kreun e saj

Pas burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, partia kryesore opozitare turke rizgjedh kreun e saj

Partia Popullore Republikane (CHP) e Turqisë zhvilloi sot, të dielën më 6 prill, një kongres të jashtëzakonshëm në Ankara, nën hijen e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Stambollit dhe kandidatit të partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Ekrem İmamoğlu. Kongresi konfirmoi ri-zgjedhjen e kandidatit të vetëm, Özgür Özel, në krye të partisë opozitare. Özel mori 1.171 vota nga gjithsej 1.276 delegatë të pranishëm. Po ashtu, u zhvilluan zgjedhje për të 181 anëtarët e Këshillit të Partisë. “Sot Turqia drejtohet nga një juntë që frikësohet nga zgjedhjet, frikësohet nga kundërshtarët e saj, frikësohet nga populli. Erdoğan nuk është një president që ka mbështetje nga populli. Por ai është kthyer në një udhëheqës junte që shënjestron ata që mund ta sfidojnë,” tha Özel në fjalimin e...