Drogë në banesë dhe bimë narkotike të kultivuara në oborr, droni i policisë ‘djeg’ një tjetër banor të Lazaratit

Drogë në banesë dhe bimë narkotike të kultivuara në oborr, droni i policisë ‘djeg’ një tjetër banor të Lazaratit

Bimë narkotike dhe një sasi kanabisi e gatshme u zbulua në një banesë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Droga prej 1.4 kilogramë u gjet në banesën e një banori të zonës, me iniciale M.M., i cili u arrestua. Po kështu, në oborrin e shtëpisë së tij u konstatuan disa bimë narkotike. Këto të fundit u zbuluan nga ajri përmes dronit të policisë. Kujtojmë se dy ditë më parë, po në Lazarat droni i policisë zbuloi të tjera bimë narkotike në oborrin e një banese. Njoftimi i Policisë Gjirokastër: Gjirokastër/ Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”. Në një banesë në Lazarat: -sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, gati për shitje. -asgjësohen disa bimë narkotike. Arrestohet shtetasi që kishte kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike....