Friza e fiseve Maja e grabitur dhe e gjetur

Friza e fiseve Maja e grabitur dhe e gjetur

Hyn në fazën e fundit të restaurimit, në muzeun e Meksikës Muzeu Kombëtar i Antropologjisë i Meksikës hyri në fazën e fundit të restaurimit të një Frize para-hispanike Maja pasi u grabit  dhe u pre në vitet 1960.  Friza  me një gjerësi prej 8 metrash dhe një lartësi mbi 2 metra, po ndërmerr fazën e tretë dhe të fundit të një projekti konservues, i cili ka nisur katër vite më parë. Restauruesit synojnë të rivendosin versionin para grabitjes së frizës pasi trafikantët ndryshuan pigmentimin e tij me polimerin Moëilith. Sipas studiuesve, vepra artistike e Majave vjen nga një vend i quajtur “Placeres” (Kënaqësi) përpara se të grabitej dhe të zhvendosej në Nju Jork në vitin 1968, kur një bandë ndërkombëtare trafikantësh veprash arti e theu...