Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë deshifruar

Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë deshifruar

Krahas piramidave, Sfinksit dhe mumjeve, një nga zbulimet më intriguese nga civilizimi i lashtë egjiptian, është një formë e shkrimit që duket si fotografi e stilizuar e njerëzve, kafshëve dhe sendeve. Shkrimet hieroglifike, emri i të cilave vjen nga hieroglifikos, që në greqishten e lashtë do të thotë “gdhendje e shenjtë”, janë gjetur të gdhendura në mure guri më shumë se 5.000 vjet më parë, dhe janë përdorur deri në shekullin IV Pas Krishtit. Egjiptianët zbukuruan me to brendinë e tempujve të tyre, monumentet dhe varret, dhe shkruanin me to nëpër papiruse, një letër antike e prodhuar nga kallamishtet. Ja cilat janë faktet më interesante rreth këtij shkrimi të lashtë e të famshëm. Hieroglifet përdorin figura, por nuk janë arte figurative Për shkak se simbolet...