Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin, aq të suksesshëm?

Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin, aq të suksesshëm?

Historia e Napoleon Bonapartit është e pabesueshme. I lindur në një familje modeste fisnikësh në ishullin e Korsikës, ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës për t’u bërë perandori i Francës. Në kulmin e mbretërimit të tij, Napoleoni kishte nën kontroll një pjesë të madhe të Evropës. Por ai ka pasur një ndikim thelbësor në Francë dhe në të gjithë Evropën, si për shembull përmes Kodit Napoleonik dhe taktikave të tij ushtarake revolucionare. Napoleoni konsiderohet nga shumë studiues si një nga komandantët më të mëdhenj ushtarakë në histori,dhe në përgjithësi, një nga udhëheqësit më të mëdhenj gjithashtu. Por suksesi i Napoleonit nuk erdhi vetëm nga gjenialiteti i tij ushtarak. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, ai kishte një sërë aftësish dhe tiparesh drejtuese mbresëlënëse,të cilat e ndihmuan të arrinte qëllimet, të mposhte armiqtë, dhe ta shndërronte Francën në një fuqi të vërtetë botërore. Ja cilat janë disa nga ato aftësi dhe tipare: Zgjuarsia...