Urrejtja ballkanike: Greku bullgar-ngrënës

Urrejtja ballkanike: Greku bullgar-ngrënës

Daut Dauti Ilustrimi që shihet në këtë postim quhet ‘Bullgar-ngrënësi’. Këtu shihet se si një ushtar grek është duke e kafshuar në fytyrë një ushtar bullgar në njërën nga betejat që Greqia dhe Bullgaria zhvilluan kundër njëra tjetrës gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1913. Ky ilustrim ka qenë një poster, i cili është botuar me të madhe gjatë kësaj kohe në gazetat greke, por edhe është vendosur në muret e ndërtesave publike, kudo në Greqi. Posteri paraqet një urrejtje të papërshkrueshme e që ka karakter kanibalizmi: greku duke e ngrënë bullgarin. Deri në këtë pikë kishte shkuar urrejtja. Pra, grekët nuk i kanë urryer vetëm shqiptarët. Në fakt, pas vitit 1878, kur Bullgaria u bë autonome, grekët e shtuan urrejtjen ndaj bullgarëve. Kjo ishte për shkak se...