Në kufijtë e së pabesueshmes ajo që arkeologët gjetën në një varr të shekullit XVII

Në kufijtë e së pabesueshmes ajo që arkeologët gjetën në një varr të shekullit XVII

Një drapër i mprehtë ishte vendosur në qafën e saj, gati për t’i prerë kokën, nëse do të zgjohej pas vdekjes, dhe një dry ishte vendosur rreth gishtit të madh të këmbës. Kjo është ajo që shkencëtarët gjetën kur gërmuan kufomën e një gruaje që ata besojnë se ishte një vampire në Poloninë e shekullit XVII, sipas “The Washington Post”. ”Gruaja e paidentifikuar, që mendohet të jetë e re dhe e një klase të lartë shoqërore duke pasur parasysh se ishte varrosur me një shall mëndafshi, ndoshta është akuzuar si e mbinatyrshme”, thanë ekspertët. Një profesor nga universiteti ”Nicolaus Copernicus” i Polonisë, në Torun, tha se varrosjet që përfshijnë një drapër janë jashtëzakonisht të pazakonta. Arkeologët e universitetit i kryen zbulimet në fshatin jugor të...