Tempulli 2,500-vjeçar në Shtyllas

Tempulli 2,500-vjeçar në Shtyllas

“SHTEGU SPINARICA” Teksa është drejt përfundimit, sjell të tjera hollësi ekspedita dymujore e gërmimit arkeologjik dhe konservimit, në tempullin antik të Shtyllasit, monument kulture i kategorisë I. Ky tempull antik, ndodhet pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë.  Punimet mbështeten nga bashkëpunimi me Institutin e Arkeologjisë në Tiranës dhe Universitetin e Berlinit, nën mbikëqyrjen e ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Gërmimi arkeologjik dhe zbulimet e kryera, sjellin dëshmi autentike të një tempulli antik, rreth 2500 vjeçar, që ruan plotësisht bazamentin, që hamendësohet me përmasa rreth 1000 m². Funksioni i tij ishte për shërbesat religjoze të zonës, si një prej tempujve, ndër më të rëndësishmit në rajon. Misioni arkeologjik, do të vijojë edhe në vitin 2023, me qëllim, zbulimin e plotë të strukturës...