Viti 1914 dhe një vullkan me emrin Evropë

Viti 1914 dhe një vullkan me emrin Evropë

Europa e vitit 1914 u shndërrua shumë shpejt në legjendë, pasi më shumë se katër vite luftë kishin tronditur çdo aspekt të jetës së saj civile dhe morale. Po çfarë ishte ajo botë e luftës së parë, që më vonë u bë objekt i shumë rikthimesh nostalgjikë? Realiteti i dimensioneve të saj materiale dhe morale ishte imponues. Pak vende europianë kishin në zotërim tre të katërtat e globit. Ushtritë dhe flotat e tyre ishin të frikshme dhe të fuqishme. Ekonomitë e vendeve më të zhvilluar ishin të tilla që nuk mund të kishin me kë të krahasoheshin, përvç se me SHBA. Londra dhe Parisi ishin kryeqytetet e financës botërore. Cilësia e jetës ishte superiore ndaj kontinenteve të tjerë. Kudo, ndonëse me ngadalësi, po afirmohej një...