Burimi: 
								Inforculture.info
								
							
                                    Foto © Inforculture.info                                
                            Kërkonin shpëtim në Shqipëri, akuzoheshin si “agjentë” të UDB-së
                            Nga: Kastriot Dervishi Historitë e shqiptarëve që vinin në Shqipëri nga trojet shqiptare në Jugosllavi, janë vërtet të dhimbshme. Nuk ka rast më të mirë se sa shembujt e tyre për regjimin antikombëtar të Enver Hoxhës, i cili keqtrajtimin e poshtërimin e tyre e kishte detyrë dite. Ahmet Vatovci dhe Hamit Hajdini, të burgosur në Repartin nr.307 në Rubik, i shkruanin Komitetit Qendror në dhjetor 1964, midis të tjerash: “Ne jemi një numër i vogël kosovarësh që punojmë në këtë kamp në një regjim të padurueshëm dhe po rreshtojmë këtu kontradiktat në të cilat rrojmë e punojmë: 1. Secili prej nesh ka kryer 1-14 vjet burg dhe jemi dënuar 6-25 vjet. 2. Shumica jemi të sëmurë e të dërrmuar fizikisht, pra të paaftë për punë....