Cilët ishin shqiptarët që i kërkuan princit Juan të bëhej sovran i Shqipërisë?

Cilët ishin shqiptarët që i kërkuan princit Juan të bëhej sovran i Shqipërisë?

Nga Luan Rama Beteja e Lepantos e vitit 1571, nga e cila njohim tablotë e mrekullueshme të Tintoretos, Veronezes, etj, ishte një nga betejat detare më të mëdha në historinë e Europës, betejë që zhvilloi Liga e Shenjtë e Europës perëndimore kundër perandorisë osmane, e cila në këtë kohë kishte pushtuar gjithë Ballkanin dhe kërcënonte në dyert e Europës. Papa i Romës i kishte dorëzuar flamurin e kryqëzatës princit Juan që të niste luftën kundër flotës së tmerrshme turke që zotëronte në Mesdhe dhe që atë kohë kishte bërë kërdinë në Qipro, Kretë dhe ishujt e Egjeut, të cilat më parë kishin qenë zotërime veneciane. Sulmi i eskadrës kristiane në 7 tetor 1571, e përbërë me anije spanjolle, veneciane dhe gjenoveze e shkatërroi flotën osmane...