Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Vuksanoviq: “Shqiptarët në fillim i vri’tnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri të the’rren me thika!”
Për shkaqet e shpërthimit të Kryengritjes shqiptare të vjeshtës së vitit 1913 dhe për përmasat e masakrave serbe të kryera ndaj shqiptarëve, kanë shkruar personalitete serbe ( edhe ata që morën pjesë në masakra) si dhe vet shtypi serb i kohës. Një tablo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtrëngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftërat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave,...