Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e familjes Durazzo në Xhenova/ Gjergj Durrësaku largohet më 1387
Në historinë e familjes me origjinë shqiptare Durazzo, të larguar në kohën e fillimit të ɖɣɳɖjeve osmane drejt Adriatikut në fundin e shekullit XIV (1387), kanë mbetur jo vetëm emrat e 9 dozhëve (presidentë të Republikës), dhjetëra senatorëve, kardinalëve dhe peshkopëve të shumtë, por dhe emrat e shumë ambasadorëve dhe konsujve të dërguar nga Republika e Gjenovës në kryeqytetet e Evropës. Gjashtëmbëdhjetë ambasadorë Durazzo dhe shumë “inviato straordinario” (i dërguar i jashtëzakonshëm) do t’i gjejmë gjatë dy shekujve jo vetëm në Vatikan, Napoli apo Venecie, por së pari në metropolet e Evropës: në Paris, Madrid, Londër, Stamboll, Vjenë, Lisbonë e gjetkë. Vetëm arkivat diplomatike të Republikës së Xhenovës do të mund të na zbulonin histori e ngjarje që lidhen me traktatet dhe negociatat e fshehta,...