Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Skulptura “I urituri”, vepra e parë e Odhise Paskalit, kryevepra e një kryemjeshtri
Asnjë vepër e traditës sonë skulpturore nuk ka mundur të vijë me këtë fuqi shprehëse të shpirtit tronditës, e të një zemre që rrëmetshëm kërkon të dëshmojë permes krijimit, atë të magjishmen e komunikimit përmes artit. Ky dramacitet i njerëzores është kaq i gjallë dhe kaq depërtues, kaq i trisht dhe real, kaq britës dhe fatal, është ajo që Odhise Paskali zgjodhi si veprën e parë, jo si trokitje, por si goditje me grushte të fuqishme, si gjëmim shpirti dhe aktakuzë në portën e rëndë të kohës dhe zezonave që na përlanë e sakatuan. Si skulptura, “I urituri”, nuk ka një të dytë në truallin e mjeshtreve të mëdhenj të artit shqiptar. Pesha e saj është jo vetëm ajo e urisë dhe varfërisë, por edhe...