Ku ishte Uskana- Uskana ishte qytet antik në territoret e…

Ku ishte Uskana- Uskana ishte qytet antik në territoret e…

Ku ishte Uskana- Nga Ramazan Kica Uskana ishte qytet antik në territoret e Dibrës së sotme, territore që në antikitet quheshin Penesti, të cilat ishin pjesë e Ilirisë. Banorët e Penestisë, penestët, shtriheshin përgjatë luginës së lumit Drini i Zi, nga afër grykës së Radikës (ku sot është qyteti Dibër) e duke vazhduar drejt veriut. Uskana ishte qyteti kryesor dhe më i madh i penestëve. Për vendndodhjen e tij ka pasur shumë mendime nga ana e historianëve, duke e menduar në Kërçovë, në Pollog, në Grazhdan Maqellarë etj., gjë që ende nuk ka një version përfundimtar. Fillimisht po themi, që siç tregojnë historianët antikë, Uskana ishte në jugperëndim të fshati Grazhdan të Maqellarës, rreth 10 km., në veri të qytetit Dibër, në koordinatat  41°36’19” V,...