“Kosova” e Buxhovit dekonstrukton një falsifikat të madh të historiografisë serbe

“Kosova” e Buxhovit dekonstrukton një falsifikat të madh të historiografisë serbe

Shkruan Ramadan Musliu “Dekonstruktmi” i historisë, term fatkeq i Deridos, që shqiptarët e përdorin kah të rrotullohen, nuk do të thotë të mohosh historinë dhe trashëgiminë tëndë, por ta rianalizosh një pikëpamje dhe ta ndërtosh tjetrën simbas elementeve të reja, të cilat ishin fshehur qëllimisht apo edhe nuk ishin zbuluar deri në atë moment. Libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe qe nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje Donje Mizije” te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit,...