Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çeta kundër taksave, Robin Hud-ët dhe ngritës krye
Në 1700, sipas studiuesit Petrika Thëngjilli në librin ‘’Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit’’ ka shumë veprime që përmblidhen me një ngritje krye të fshatarëve, feudalëve për mospagimin e detyrimeve. Kjo shikohesh në disa aspekte, si aspekt i parë shiheshin si kusarë por nën veprimin e vjedhjes fshihesh ngritja krye e shqiptarëve kundër sistemit të padrejtë, kundërshtim i sistemit ose një Robin Hud-izëm i vlerësuar shumë edhe në popull dhe i mbëshetur prej tyre. Ja disa raste të tilla. Kështu, në janar të vitit 1704, kur i ngarkuari për vjeljen e taksave të avarazit dhe nuzulit, të cilat nuk ishin vjelë qysh prej tre vjetësh, u paraqit në kazanë e Tepelenës, dizdari i kalasë Muço Hyso, i njohur si rebel, kishte mbledhur njerëz rreth vetes dhe...