Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit(Foto)

Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit(Foto)

Jemi kah mendojmë kangët kombëtare shqiptare të fushës së Peshterrit të Jeni Pazarit, të cilat bariu shqiptar, që përpos gjuhës shqiptare nuk din asnjë gjuhë tjetër, duke kullotë delet e tija, i shpërndanë me anën e valëve të ajrit duke i frye fyellit të tij me të gjithë forcën e mushknive. “O ti bari, që i bije fyellit, n’atë të Peshterit fort të dashtun, përsërite edhe njëherë kangën e Skenderbeut me gjithë gulçmin e shpirtit t’andë, dhe njehi nji nga nji të gjithë nenet e kanunit të Lekës, që edhe sot n’at anë janë në zbatim.Bari! Ti je shqiptar dhe na ty të duem, na nuk i harrojmë kurrë burrat për atdhe të herojëve të katundeve tuaj, si Hysen Boshkoviç, Feriz Sallki e të tjerë,...