Studiuesi amerikan Edwin Jacques: shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632

Studiuesi amerikan Edwin Jacques: shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632

Data e hapjes së shkollës së parë shqipe del se është më e hershme se Mësonjëtorja e Korçës. Shkolla e parë shqipe është ajo e vitit 1638. Dhe ky fakt përmendet nga historiani amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present). Edvin Zhak në librin e tij dokumenton se shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632.Sipas këtij studiuesi, shkolla e parë, dhe jo e vetme e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632. “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe...