Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Mandrica, fshati i bukur shqiptar në Bullgari
Mandrica është një fshat shqiptar në Bullgari që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek. Ky fshat u krijua në vitin 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ưsɧʈɾìɳȅ osmane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë toke dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII dhe XIX nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit. Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin XIX kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat trakase, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi. Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e ruajtën këtë trasditë....