Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si iu dha Ulqini Malit të Zi
Nga Xhafer Sadiku (Projekti i Fuqive të Mëdha dhe rezistenca e Portës së Lartë) Pas dështimit për dorëzimin e Plavë- Gucisë dhe Hot – Grudës Malit të Zi, konsujt e Anglisë dhe Austro-Hungarisë në Shkodër, përkatësisht Green dhe Lippich, ditët e para të majit 1880, morën iniciativën për të përgatitur një projekt tjetër. Këtë herë u bë kujdes që të dukej sikur projektin e kishte paraqitur vetëm Anglia, si fuqi më e painteresuar. Rusia kërkoi që Malit të Zi të mos i imponohej një zgjidhje kundër dëshirës së tij. Kërkesa e saj u pranua, madje ajo u njoftua për propozimin anglez që zhdëmtimi i Malit të Zi të bëhej me territorin në perëndim të liqenit të Shkodrës deri në derdhjen e Bunës në det. Edhe...