Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Këta ishin 3 vëllezërit shqiptarë që shpëtuan në ‘Titanik’
Kaloi mbi një shekull nga gjëma mbinjerëzore, që 100 vjet përpara, mori 1517 jetë njerëzish e sot po merr gjithnjë e më shumë përmasa legjende. Fundosja e Titanikut që konstruktorët e WIHTE STAR LINE e quajtën të pafundosshëm, u fundos, u përmbyt i papërmbytshmi, por legjenda e tij rri pezull e nuk përmbytet. Enigma e mbytjes në atë mesnate të errësirtë, mes 14 -15 prillit 1912, s’do të “flasë” kurrë. Ajo do të rrijë pezull e do të stërmundojë kokat e shumë studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve, gazetarëve, regjisorëve e do të vërtitet nëpër fundoqeanin, duke u ngurosur. Enigma do të mbetet një mister e do të jetojë nga pavd.ekësia. Ora e vd.ekjes e “Titanikut” u bë dhe ora e lindjes së historisë tra.gjike të tij, legjenda...