Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni”, rrëfimet për kthimin e eshtrave të Vaso Pashës në Shkodër – Avantura shqiptare e një gazetari nga Libani
Nga Avni Dani, Tiranë – 29 Qershor 2020 Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombas që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i kohës, pas shumë përpjekjesh e peripecishë, do ta kthente “atin e shqiptarizmës” në Shkodër, aty ku kishte lindur, duke e rivarrosur sipas mënyrës së vet. Në dy rrëfimet e mëposhtme tregohet aventuar e kthimit të eshtrave të Vaso Pashës në Atdhe, në...