Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Hero apo tradhtar/ Kush ishte Prek Cali, antizogisti që u ekzekutua nga komunistët
Në historinë e Shqipërisë nuk janë të pakta figurat që hapin debat për të kaluarën e tyre me dritëhije. Një prej tyre është edhe Prek Cali. Emri i tij doli nga pluhuri i historisë por shkak të prishjes së kullës së tij në Kelmend nga IKMT. Në fakt janë prishur punimet e bëra për ringritjen e kullës të konsideruara pa leje. Kjo ka nxitur reagime të shumta pasi Prek Cali mban mbi supe momente të rëndësishme të historisë së vendit. (kulla e Prek Calit në Kelmend) Preka lindi më 29 korrik 1878 në Malin e Jushit. Pas tij lindën edhe dy djem të tjerë, por njëri u mbyt teksa lahej në Bunë dhe tjetri u vra aksidentalisht me armë në moshën 21-vjeçare. U martua dy...