Mbreti ilir Gent – Jeta dhe Kontributi

Mbreti ilir Gent – Jeta dhe Kontributi

MBRETI ILIR GENT – JETA DHE KONTRIBUTIBurrë shteti, luftëtar, dijetar në fushën e shëndetësisë dhe mjek, Mbreti ilir #Genti sundoi në vitet 181- 168 p.e.s, në një periudhë të karakterizuar nga konflikti dhe kontradiktat midis shteteve të pellgut ilirik (sot ballkanik), nga njëra anë, dhe #Romës nga ana tjetër. Ai mishëron lashtësinë e prejardhjes së vlerave tona kulturore kombëtare, të cilat theksojnë historinë mijëravjeçare #iliro-shqiptare si dhe evidentojnë vjetërsinë e saj në kontinentin evropian.Një tjetër veçori që e bën figurën e Gentit edhe më komplekse e të plotë, është vizioni i tij i qartë mbi veprimet që duheshin marrë për forcimin ekonomik dhe politik të mbretërisë, e cila në atë kohë kishte kryeqytet Shkodrën. Faktet historike dëshmojnë një veprimtari të dendur monedhëprerëse, të zhvilluar nga...