Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon: “Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër fragmente, në të cilat flitej më shumë për rindërtimin që i bënë këtij qyteti (Shkodrës) stërgjyshërit tanë, sesa për ndërtimin e tij. Ishte shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet Fa qenë themelueset e para të Shkodrës, prandaj fortesa e saj quhej Rozafa”. Pra Barleti na dëshmon i pari për një legjendë ndërtimi të shkruar në gjuhën popullore, në shqip, fakt ky që ka rëndësi për folkloristikën tonë. Gjuhën shqipe, të cilën Barleti e gjen të shkruar në Shkodër para shekullit XV, para pushtimit osman, ai e përmend si “gjuhë epirotase”, kurse shqiptarët si “epirotas”. Në librin “Historia e Skënderbeut”...