Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse

Ali Pashë Tepelena dhe diplomacia ruse – Nga Dorian Koçi Dorian Koçi …I biri Myftari drejt Tunës po nget, Gjaurët leshverdhë ta dinë ç’i pret; Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak, Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak! (Lord Byron, Childe Harold, Tamburxhi, Tamburxhi) Ndërkohë që Ali Pashë Tepelena fitonte qeverisjen e Janinës dhe hidhte themelet për të ndërtuar Pashallëkun e Janinës, pushteti perandorak osman pësonte një goditje të rëndë pas paqes së imponuar në luftën Ruso-Turke 1787-1792. Gjatë luftës Ruso-Turke (1787-1792), Ali Pasha hyri në letërkëmbim me princin Potjomkin. Princi Potjomkin i premtoi një marrëveshje të favorshme dhe e inkurajoi të punonte me pashallarët shqiptarë për të penguar dërgimin e forcave ushtarake në luftë kundër Rusisë. Në Shkurt të vitit 1791, Ali Pasha...