Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj

Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj

Ardian Muhaj: Shqiptari Ahmed Pasha, kryeministri që përcaktoi kufirin Osmano-Iranian për shekuj Ahmed Pasha ka qenë kryeministër i Perandorisë Osmane në kohën e Sulltan Sulejmanit I nga viti 1553 deri në vitin 1555. Në këtë post erdhi pas drejtimit të fushatës së suksesshme në Hungari ku osmanët morën Timishoarën dhe pas krizës që shkaktoi vrasja e princit trashëgimtar Mustafa nga Sulejmani I, si pasojë e intrigave të ruses Hyrrem dhe kryevezirit Rustem. Ishte bërë mirahor në vitin 1527 në kohën e Ibrahim Pashë Pargaliut dhe aga i jeniçerëve më 1534. Më 1541 u emërua bejlerbe i Rumelisë, në vitin 1544, vezir i tretë në kabinetin ose divanin qeveritar osman dhe në prill 1552 vezir i dytë. Kryevezirati i tij nuk ishte aspak i lehtë, sepse...