Fjala e Abdyl Frashërit, në mediat e Evropës

Fjala e Abdyl Frashërit, në mediat e Evropës

Nga: Hamit Boriçi 1. Kur flasim për Abdyl Frashërin publicist sjellim në kujtesë se ai mori penën në dorë në ato vite, kur iu përkushtua tërësisht politikës dhe u shqua si personalitet politik më 1877, kur Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Veprimtaria politike e tij merr hov në muajt e parë të 1877-s me themelimin e Komitetit Shqiptar të Janinës. Në javën e dytë të dhjetorit, i sapozgjedhur deputet i Janinës në Parlamentin e dytë Osman, shkon në Stamboll, ku më 21 dhjetor 1877 zgjidhet Kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i njohur si Komiteti Shqiptar i Stambollit, përbërë nga personalitete, veprimtarë të mirënjohur të Rilindjes Kombëtare. Kemi parasysh se atëbotë në trevat shqiptare nuk kishte ende shtyp...