Monument kulture, “Shpella e Ciklopit homerik” mbulohet me dhe’

Monument kulture, “Shpella e Ciklopit homerik” mbulohet me dhe’

Shpella e Ciklopit e ndodhur në Himarë e cila ka qenë e banuar deri në periudhën e neolitit të ri, po bllokohet me dhera prej punimeve private. Banorët e Himarës ngrenë alarmin për monumentin që bart vlera historike e kulturore për vendin. Po ashtu ajo është e njohur dhe në mitologji për përleshjen e Odisesë. Shpella e Spilesë në Himarë, monumenti i mbrojtur nga shteti, me rëndësi jetike për historinë e qytetit, tashmë po mbulohet me dhe. Gërmimet e para në të kanë nisur në vitin 1939, ndërsa në 1963-in është shpallur monument kulture, pasi u konstatua se ka qenë e banuar deri në kohën e Neolitit të ri. Banorët e Himarës janë ata të cilët ngrenë shqetësimin. Sipas tyre hedhja e dheut në të...