Frang Bardhi (1606 – 1643) ipeshkv, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf i dalluar

Frang Bardhi (1606 – 1643) ipeshkv, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf i dalluar

Frang Bardhi (1606-1643) ka qenë ipeshkv, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar. Ai u lind në vitit 1606 në fshatin  Kallmet të Zadrimës, në veri të Shqipërisë. Ishte pjesëtar i një familjeje të njohur me tradita fetare të  Zadrimës. Mësimet e para i mori në vendlindje, Pastaj studimet i kreu në Seminarin e Loretos, në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe i cili fjalorë ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip, si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo e bënë që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e entnografi i parë shqiptar...