RRËFIMI: “Shumë shokë më pyesin: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni grekë…?” Historia e plotë e Himarës, sipas një himarioti ‘Nder i Kombit’

RRËFIMI: “Shumë shokë më pyesin: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni grekë…?” Historia e plotë e Himarës, sipas një himarioti ‘Nder i Kombit’

Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar. U lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit vajti në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin “Garibaldi” të Brigadave Internacionale. Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste njëzetfaqëshe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra. Më 1940 u kthye në atdhe nga mërgimi në Francë. Një vit më vonë u arrestua nga italianët dhe u internua bashkë me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin Ustika në detin Tirren....