Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Trieshjani që u flijua për lirinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar
Në mesin e burrave trima të shquar malësorë në periudhën e pas Lidhjes së Prizrenit (1878) është cilësuar edhe trieshjani, Martin Lucë Prenkoçaj nga fshati Budzë. Ai ka pasur virtyte të larta njerëzore dhe vetëdije kombëtare, të cilat i mori nga babai Lucë Ujka , i cili u shqua në betejat çlirimtare të Trieshit në Cem-Lemajë , Shesh e Grabom ( 1907) dhe në betejat e Kryengritjes së Malësisë , në Pikalë e Selisht ( Qafë të Bokrrinës), në Deçiq, Qafë të Uglës, ku ra heroikisht , më 25 qershor 1911. u lind në vitin 1887. Ai ishte djali i Lucë Ujk Gilës, të cilit Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ia dha Urdhrin për Veprimtari Patriotike të Klasit II në vitin 1993, kurse...