Tepelenë-Memaliaj, zbulohet vendbanimi neolitik

Tepelenë-Memaliaj, zbulohet vendbanimi neolitik

Akademia e Studimeve Albanologjike njoftoi se ka përfunduar fushata e parë e projektit arkeologjik shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, i drejtuar nga profesorët C. Silvio Fioriello (Universiteti “Aldo Moro” i Barit), Eduard Shehi dhe Sabina Veseli (Instituti i Arkeologjisë – Akademia e Studimeve Albanologjike). Territori i studiuar përkon me një hapësirë të gjerë, të vendosur në fshatin Qesarat. Të dhënat mbi gjetje me interes arkeologjik në këtë territor dëshmohen që nga mesi i shekullit të 20-të, si edhe nga gërmimet arkeologjike të shpëtimit, të kryera nga Dr. Taulant Rama. Gjatë vëzhgimeve u kontrolluan rreth 70 ha, u regjistruan 67 njësi topografike dhe u izoluan rreth 20 site, pothuajse të gjitha shumështresore. Gjetjet e raportuara paraprakisht: – gjurmë të një ndërtese të madhe dhe...