Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
10 sekretet e errëta të Perandorisë Osmane
Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë, Shqipërinë dhe Lindjen e Mesme. E themeluar nga kalorësit turq, perandoria e humbi shpejt vitalitetin e saj origjinal. Shteti perandorak osman kishte një lloj mosfunksionimi të çuditshëm, duke u fshehur brenda të gjitha llojet e sekreteve më të errëta. Nga vëllavrasja, haremi, ekzekutimet e deri te Ali Pashë Tepelena, njihuni me sekretet e errëta të perandorisë osmane që praktikisht drejtohej nga shqiptarët dhe grekët. 10 – Vëllavrasja Sulltanët e hershëm osmanë nuk e praktikonin parimin e të drejtës së lindjes, ku djali i madh trashëgon gjithçka. Si rezultat, vëllezërit e ndryshëm nganjëherë pretendonin fronin dhe që ditët e para të saj, perandoria u mbush me pretendues, të cilët tentonin të gjenin strehë në shtetet e...