1934- Kur Ahmet Zogu ngriti një Bord Ushqimi kundër rritjes së çmimeve

1934- Kur Ahmet Zogu ngriti një Bord Ushqimi kundër rritjes së çmimeve

Në tetor të vitit 1930, Ahmet Zogu zgjodhi ta mbajë ndryshe fjalimin e tij vjetor në parlament. Në mesazhin mbretëror drejtuar parlamentit, ai paralajmëronte se një krizë e thellë ekonomike e financiare do ta prekte Shqipërinë. Ky fjalim mbahej në kushtet kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte ndodhur ajo që njihej si ‘Rënia e Wall Street’ që solli më vonë krizën globale që njihet edhe si ‘Depresioni i Madh’. Por ndryshe nga liderët e vendeve të tjera, Zogu në fjalimin e tij, paralajmëronte edhe një ‘krizë brenda krizës’ e që lidhej me ndryshimet klimatike. Parashikimi në mesazhin mbretëror të vitit 1930 do të rezultonte i saktë dhe Shqipëria do të përballej jo vetëm me pasojat e krizës globale por edhe me dy vite...