Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Letra sekrete që nisi gjithçka; si e ndryshoi përgjithmonë botën 6 gushti 1945 kur u hodh bomba atomike
                            Më 6 gusht 1945, brenda vetëm një minute, një qytet i tërë u zhduk nga faqja e dheut. Qielli mbi Hiroshimë atë mëngjes ishte i kthjellët. Njerëzit po dilnin nga shtëpitë, tregtarët po hapnin dyqanet, fëmijët po shkonin në shkollë. Dhe papritur, një diell që nuk ishte diell. Dritë, zjarr, heshtje… më pas ferr. Me hedhjen e bombës së parë atomike në histori, njerëzimi hyri në një epokë të re, në një epokë ku shkatërrimi njerëzor i tejkalon fatkeqësitë natyrore, sëmundjet dhe edhe vetë luftërat. Letra sekrete që nisi gjithçka Gjithçka mori hovë në vitin 1939, kur fizikani Leo Szilard dhe Albert Einsteini i dërguan letër presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt, duke e paralajmëruar se Gjermania naziste mund të ishte duke punuar në zhvillimin e...